Chiellini: Ronaldos iu vodh “Topi i artë”
Mbrojtësi i Juventusit Giorgio Chiellini, mendon se bashkëlojtari i tij Cristiano Ronaldo e ka merituar “Topin e artë” edicionin e kaluar.
Luka Modriqi u shpall më i miri, derisa Real Madridi fitoi Ligën e Kampionëve, transmeton Indeksonline.
Ronaldo për herë të dytë rresht nuk u paraqit në ceremoninë “Balon d’Or”.
“Ronaldos iu vodh ‘Topi i artë’, edicionin e kaluar. Real Madridi u sigurua që ai të mos e fitonte këtë shpërblim. Ishte e quditshme. Me gjithë respektin për Modriqin, ai nuk e meritoi ‘Topin e artë’”, deklaroi Chiellini për “Sky sport Italia”.
Mbrojtësi italian, po ashtu nuk ishte i pajtimit që Messi triumfoi sivjet.
Sipas tij “Ballon d’Or”-it sivjet i ka takuar anëtarit të Liverpoolit, Virgil van Dijk.
/Indeksonline/