75 Mall Live Search
12:02 / E Shtunë, 23 Nëntor 2024 / L A

Chiesa nuk largohet nga Liverpooli

Anësori italian, Federico Chiesa nuk po gjen hapësirë në formacionin startues të Liverpoolit.

Italiani, i cili erdhi këtë verë nga Juventusi ka luajtur vetëm 78 minuta këtë sezon në Premier League.

Chiesa, u lidh me një rikthim në Itali më saktësisht te skuadra e Interit në formë huazimi.

Mirëpo siç raporton gazetari gjerman Florian Plettenberg, italiani nuk ka ndërmend të largohet nga Liverpooli duke vendosur të qëndrojë dhe të luftojë për vendin në formacion startues./IndeksOnline/