75 Mall Live Search
19:19 / E Hënë, 10 Nëntor 2025 / B XH

Chiesa refuzon ftesën e Kombëtares së Italisë, ‘shpërthen’ Gattuso

Lojtari i Liverpool, Federico Chiesa ka refuzuar thirrjen për t’u bashkuar me ekipin kombëtar italian për dy ndeshjet e nëntorit.

Kështu ka raportuar gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, raporton IndeksOnline.

Sipas tij, Gattuso ka treguar se ka pasur telefonata me Chiesan, mirëpo diçka nuk ka shkuar mirë dhe ftesa është refuzuar.

“Unë flas shpesh me Chiesa-n, thjesht duhet të respektojmë vendimin që merr secili prej nesh dhe problemet që kemi”, citohet të këtë thënë Gattuso.

“Nuk kam çfarë tjetër të them, kjo është e vërteta”, ka thënë Gattuos për këtë situatë. /IndeksOnline/