75 Mall Live Search
18:25 / E Mërkurë, 24 Shtator 2025 / Gj Sh

Chiesas i “buzëqesh fati”, Liverpuli ndryshon listën e Championsit

Liverpooli ka bërë një ndryshim në listën e tij për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kampionëve.

Federico Chiesa, pritet të përfshihet në listën e Arne slot, ku do të zëvendësojë mbrojtësin Giovanni Leoni, pas dëmtimit të këtij të fundit, shkruan IndeksOnline.

Leoni, që ishte pjesë e listës së parë të regjistruar nga klubi për garën më të madhe europiane për klube, por mbrëm pësoi një dëmtim serioz që e lë jashtë fushave për një periudhë prej 8-9 muaj.

Kjo i ka hapur rrugën përfshirjes së Chiesa-s, i cili ende nuk e ka gjetur veten te “The Reds” dhe tashmë është i gatshëm të japë kontributin e tij në Europë./IndeksOnline/