Chivu flet para ndeshjes ndaj Kairat Almaty
Pas fitores kundër Asax, Slavia Prague dhe Union SG, Interi pret Kairat Almaty në San Siro, duke synuar të sigurojë një vend në raundin e 16-shes të Ligës së Kampionëve.
“Duhet të jemi plotësisht seriozë, me përkushtim maksimal, dhe duhet të përpiqemi gjithmonë të jemi versioni më i mirë i Interit”, tha Cristian Chivu përpara ndeshjes kundër klubit kazak.
“Të fitosh në Ligën e Kampionëve nuk është kurrë e lehtë. E dimë që do të vijnë kohë kur do të jemi përsëri në një stuhi”, shtoi ai.
Civu ka porositur lojtarët e Interit që të mbajnë kokën lartë dhe shpinën drejt.
Ai ka folur edhe për momentin e Lautaros: “Nuk është një çështje, thjesht i thashë se duhet të mësojë të buzëqeshë më shumë”.
“Ne gjithmonë mund të përmirësohemi, e dimë këtë dhe po punojmë. Po përpiqemi të ruajmë qëndrueshmëri në rezultatet tona dhe të kuptojmë se kur rrëzohesh, duhet të ngrihesh përsëri dhe të reagosh. Verona? Pas Napolit kërkuam një reagim dhe e morëm. Tani pres qëndrueshmëri”.
“E dimë se do të vijnë kohë kur do të jemi përsëri në një stuhi. Ky është futbolli. Po merrem me lojtarë të përgjegjshëm dhe të pjekur. Po përpiqemi të ndërtojmë një grup të bashkuar, siç kemi qenë gjithmonë, duke ruajtur përulësinë e nevojshme për t’u përballur me sfidat”.

