Chivu i beson, Asllani starton ndaj Fluminenses

Interi do të përballet sot prej orës 21:00 me Fluminensen.
Objektiv për zikaltrit është vetëm kalimi në çerekfinalen e Botërorit të klubeve.
Titullar nga minuta e parë edhe këtë lojë do të jetë Kristjan Asllani. Si në ndeshjet e tjera, Cristian Chivu po i beson mesfushorit shqiptar në mesfushë.
Sebastiano Esposito ndodhet në stol, pasi nuk ia doli të ishte i gatshëm.
