75 Mall Live Search
23:50 / E Diele, 21 Shtator 2025 / G T

Chivu i thur lavde Aro Muricit: E kishim problem ndaj një portieri në formë

Pas fitores 2-1 të Interit ndaj Sasuolos në “San Siro”, trajneri Christian Chivu, foli për mikrofonat e “DAZN”, duke komentuar mbi ndeshjen, lojtarët e rinj dhe situatën e skuadrës.

Ndeshja dhe rëndësinë e fitores- “Pozitive është fitorja. Kishim shumë nevojë për të dhe bëmë një paraqitje të mirë. Mund ta kishim mbyllur më herët, por përballë patëm një portier në formë të shkëlqyer. Në golin e tyre u vu re pak vuajtje, por në fund ia dolëm. Ishte e rëndësishme të fitonim.”

Mbështetja e tifozëve- “Më bëhet qejfi kur inkurajohet skuadra, këto janë gjëra të rëndësishme për djemtë.”

Interi që dëshiron të shohë- “Skuadra mund të bëjë më mirë, si në qarkullimin e topit, ashtu edhe në thellësinë e sulmit. Nuk është e lehtë të thyesh një bllok të ulët, por qëndrimi ishte i duhur dhe kemi treguar edhe cilësi. Për fat të keq pritjet e portierit të tyre nuk na lejuan të mbyllnim herët ndeshjen. Jam i kënaqur që arritëm të vuajmë deri në fund, është një provë karakteri.”

Pio Esposito- “Përgjigjet i dha vetë në fushë. Është integruar menjëherë dhe po punon shumë mirë. Përballon presionin dhe jam i kënaqur me atë që po bën.”

Sulmi zikaltër- “Është diskutuar edhe në Amsterdam me Markus Turam. Ai dhe Lautaro kompletohen mirë me Pio Espositon. Ai di të bëjë pak nga gjithçka dhe përshtatet me të tjerët. Jam i kënaqur me katër sulmuesit që kam.”

Portierët- “Kam portierë të vlefshëm që e ndihmojnë njëri-tjetrin. Jam i kënaqur me paraqitjen e Josep Martinez, doja t’i jepja minuta për të parë si përshtatet dhe për të mos mbetur pa zgjidhje. Zomer mbetet zgjedhja jonë e parë, por më pëlqen që të dy kanë minutazh dhe nuk presim vetëm Kupën e Italisë për t’i aktivizuar.”