75 Mall Live Search
08:53 / E Mërkurë, 25 Shkurt 2026 / Gj Sh

Chivu pas eliminimit nga Champions: Na mungoi energjia!

Trajneri i Interit, Christian Chivu, ka folur pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Finalisti i vitit të kaluar u eliminua nga skuadra norvegjeze Bodo Glimt, duke pësuar humbje në të dy ndeshjet e play-offit, ku rezultati i përgjithshëm ishte 5-2, shkruan IndeksOnline.

Chivu pas ndeshjes tha se skuadra e tij provoi të përmbyste rezultatin nga ndeshja e parë, por iu mongoi energjia dhe se kundërshtari i tyre kishte më shumë energji.

Ai përgëzoi skuadrën e Bodo Glimt për kualifikimin në raundin tjetër.

”Ne provuam gjithçka që nga fillimi, duke u përballur me një ekip shumë të organizuar mirë me një bllok të ulët. Pamundësia për t’i thyer ata krijoi gjithashtu një shqetësim mendor për ta.

Nuk kam asgjë për të cilën t’i qortoj djemtë , ishim të bindur se mund ta bënim. Dhamë gjithçka që kishim , në pjesën e parë nuk arritëm ta thyenim barazimin dhe më pas ata shënuan dy gola.

Ka një zhgënjim. Ne donim të avanconim, por u përballëm me një ekip që ka luajtur katër ndeshje të Ligës së Kampionëve në dy muajt e fundit, të gjitha mirë. Ata kishin më shumë energji se ne. Kjo është Liga e Kampionëve, duhet t’u japësh merita gjërave të mira që bëjnë kundërshtarët e tu”, ka deklaruar Chivu./IndeksOnline/