14:56 / E Enjte, 28 Dhjetor 2023 / AR

Chloe Bailey dhe Tyga nxisin aludimet për romancë

Chlöe Bailey dhe Tyga po kalojnë kohë së bashku.

Të martën, këngëtarja 25-vjeçare dhe reperi 34-vjeçar u panë së bashku duke dalë nga Bird Streets Club në West Hollywood.

Çifti festoi natën me miqtë para se të largohej nga klubi me makinën e Tyga.

Artisti, i cili thuhet se zgjidhi mosmarrëveshjen e kujdestarisë me ish-in e tij, Blac Chyna, në fillim të këtij muaji, ishte i lidhur me Avril Lavigne në fillim të këtij viti. Spekulimet për romancën e Tyga-s me Lavigne filluan në prill dhe u pasuan nga një ndarje dhe pajtim i shkurtër, përpara se të ndaheshin në tetor.

Sa i përket Bailey-t, ajo për herë të fundit ishte e lidhur në mënyrë romantike me reperin Gunna.
Kur ET foli me Bailey-n muajin e kaluar, ajo diskutoi për motrën e saj, Halle Bailey, dhe planet e tyre të pushimeve.

“Për shkak se janë pushime, ne të djay jemi kthyer në shtëpi. Kemi dalë shumë,” tha ajo, duke shtuar për traditat e saj të Krishtlindjeve”.