75 Mall Live Search
15:59 / E Enjte, 28 Mars 2019 / indeksADMonline

Chopin Piano FEST më 16 koncerte në edicionin e 10-të

Chopin Piano FEST shumë shpejtë do të nis edicionin më të ri. Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të festivalit.

“ChopinPianoFEST Prishtina po kurorëzon një rrugëtim të suksesshëm me edicionin e 10të me radhë gjatë muajit Prill 2019, me 16 koncerte në të cilat repertoari i pasur me kryevepra nga kompozitorët, mjeshtrit e shquar për muzikë pianistike dhe kamertale e orkestrale do të performohet nga artistë të shkëlqyer nga Kosova, Diaspora dhe artistë me renome botërore nga vendet e ndryshme të botës, duke e madhështuar Festivalin tradicional kushtuar muzikës pianistike në Prishtinë, Kosovë”, shkruhet në Facebook./Indeksonline/