75 Mall Live Search
23:04 / E Diele, 07 Prill 2019 / indeksADMonline

Choupo-Moting me gafën e vitit, ia ndal golin shokut të skuadrës

Eric Choupo-Moting është bërë futbollisti më i komentuar orën e fundit.

Ylli i PSG-së bëri një gabim që do të mbahet mend shumë gjatë, shkruan Indeksonline.

Derisa topi po kalonte vijën për tu futur në portë, Choupo-Moting bën rolin e mbrojtësit dhe e ndal në vijë.

Ai ia mohoi një gol të sigurt dhe të bukur shokut Christopher Nkunku. /IndeksOnline/