16:26 / E Martë, 06 Dhjetor 2022 / AR

Chris Brown do të mbajë koncert madhështor në Holandë

Chris Brown do të japë një koncert në Ziggo Dome në Amsterdam më 6 mars.

Këtë e bëri të ditur të martën organizatori i koncertit MOJO. Shfaqja është pjesë e turneut të tij kryesor në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Evropë, transmeton Indeksonline.

33 vjeçari së fundmi fitoi çmimin për Artistin e preferuar mashkull R&B në American Music Awards (AMAs). Këngëtari gjatë turneut të tij vizitoi edhe qytete si Dublini, Londra, Parisi, Cyrihu dhe Berlini.

Biletat për shfaqjen e Brown dalin në shitje të premten në orën 10:00./Indeksonline/