21:59 / E Martë, 22 Janar 2019 / indeksADMonline

Chris Brown hedh poshtë lajmin se është arrestuar

Në mediat rozë gjithandej botës sot u shkrua se Chris Brown është arrestuar në Paris nën akuzën për përdhunim.

Por, reperi përmes një postimi në llogarinë e tij Instagram ka hedhur poshtë këta zëra, duke i quajtur këto lajmë të pavërteta.

Ai ka shkruar ndër të tjera se kjo është diçka e papranuar për vajzën dhe familjen e tij.

Rikujtojmë, që Brown shpesh ka pasur probleme me ligjin, ku rasti që më së shumti ka bërë bujë është rrahja e këngëtares së njohur, atë botë të dashurës së tij Rihanna/Indeksonline/