Chris Brown mohon sulmin në Londër: Jam i pafajshëm

Artisti amerikan, Chris Brown, është deklaruar i pafajshëm në akuzën për sulm me shishe në një klub nate në Londër, dy vjet më parë.
36-vjeçari dyshohet se ka tentuar t’i shkaktojë lëndim të rëndë trupor producentit Abraham Diaw.
Sulmi, sipas prokurorëve, ishte i paprovokuar.
Gjykatësi shtyu seancën gjyqësore për akuzat për posedim të armës së ftohtë, për në muajin korrik.
Për pesë orë, gjashtë fansa të artistit qëndruan jashtë ndërtesës së gjykatës, për t’i ofruar mbështetje.
Chris u arrestua muajin e kaluar me të arritur në Mbretëri të Bashkuar, ku kishte shkuar për t’u përgatitur për koncertet e tij.
Brown u mbajt në paraburgim për një javë, para se të lirohej pasi pagoi një garanci në vlerë prej 5 milionë paundësh.