75 Mall Live Search
11:07 / E Martë, 17 Qershor 2025 / AR

Chris Brown nuk ndalet, trondit audiencën me skenën +18

Këngëtari amerikan Chris Brown ka marrë vëmendje për sjelljen e tij në skenë gjatë turneut të tij aktual Breezy Bowl XX.

Gjatë performancave të tij, Brown fton gratë nga publiku të ngjiten në skenë, me të cilat bën vallëzim që duken si veprime seksuale, duke përfshirë fërkimin me njëra-tjetrën, shtrirjen në divan dhe puthjen në buzë, transmeton Indeksonline.

Në një koncert në Hamburg javën e kaluar, ai u filmua duke u fërkuar me një grua dhe duke e puthur atë, ndërsa një skenë e ngjashme u përsërit në Mançester.

Ishte në atë qytet që këngëtari u arrestua disa javë më parë për një sulm të dyshuar në një klub nate, por tani ai bëri shaka për veten në skenë: “Faleminderit që më ftuat. Faleminderit burgut, ishit vërtet të sjellshëm!”, i tha ai audiencës me një buzëqeshje.

Sjellja e tij ka shkaktuar zemërim tek disa nga publiku dhe përdoruesit e mediave sociale, të cilët e akuzojnë atë për ngacmim të grave dhe një “shfaqje seksuale” të papërshtatshme për një koncert, veçanërisht pasi ndonjëherë ka të mitur në audiencë./Indeksonline/