19:47 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Chris Brown rikthehet me album, bashkëpunon edhe me ish-rivalin e tij

Chris Brown ka zbuluar listën e mysafirëve për albumin e tij të ardhshëm ‘Indigo’dhe përmban disa prej emrave më të mëdhenj në muzikë. 

Përmes  një seri postesh në ‘InstaStory’, ylli i R&B tregoj për bashkëpunimet duke filluar me Nicki Minaj dhe G-Eazy, të cilët shfaqen në projektin e tij të fundit “Wobble Up”.

Emrat e tjerë të përfshirë janë Justin Bieber, Tory Lanez, Tyga, Tank, HER, Sage the Gemini, Lil Jon, Juvenile, Joyner Lucas, Gunna dhe Juicy J. Dhe kjo nuk është e gjitha. Breezy gjithashtu do të sjell një projekt të përbashkët me reperin Lil Ëayne, si dhe ish-rivalin e tij Drake.

Albumi i nëntë i Broën-it, Indigo, përfshinë edhe këngët e lansuar “Wobble Up”, “Back to Love” dhe “Undecided”.

Indigo , është vazhdimi i ‘Heartbreak on a Full Moon’ I lansuar  në vitin 2017 , dhe do të lansohet më vonë këtë vit. Broën po ashtu do të njoftojë një turne të përbashkët me Nicki Minaj, i cili do të fillojë këtë verë./Indeksonline/