75 Mall Live Search
12:21 / E Mërkurë, 11 Qershor 2025 / H F

Chris Brown rrëfen anën e tij të padukshme: Dal fshehurazi për ta ndier veten si njeri i zakonshëm

Chris Brown ka ndarë me ndjekësit një detaj të rrallë nga jeta e tij, që tregon qartë ndikimin që fama ka në shëndetin e tij mendor. Në një postim në Instagram, këngëtari shkruan:

“Më pëlqen të dal fshehurazi vetëm, kur jam në qytete të ndryshme. Më ndihmon të ndihem si njeri dhe normal. Kjo është shumë e rëndësishme për shëndetin tim mendor, sepse nuk mund të ec i lirë gjatë ditës. Më ndihmon të qëndroj me këmbë në tokë”.

Artisti shton se izolimi nga aktivitetet e zakonshme të përditshme mund të të çojë në çmenduri, duke nënvizuar presionin që vjen me jetën në qendër të vëmendjes.