08:20 / E Premte, 10 Janar 2020 / indeksADMonline

Chris Paul ia “shkatërron” karrierën basketbollistit të Houston Rockets

Oklahoma City Thunder ka fituar mbrëmë ndaj Houston Rockets me rezultat bindës 113:92.

Aksionin e ndeshjes pa dyshim se i takoi basketbollistit të “Thunders”, Chris Paul i cili ia prishi karrierën Isaiah Hartenstein, shkruan Indeksonline.

Gjatë solo aksionit, ai ia futi topin në mes të këmbëve për të realizuar lehtë pastaj

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Lebron James, të cilit i pëlqeu shumë ajo lëvizje. Ai në Twitter shkruajti “CP, ndaloje këtë”.

Përndryshe, Chris Paul në këtë ndeshje realizoi 18 pikë, 6 kërcime, 5 asistime e 4 topa të vjedhur në 27 minuta sa luajti./Indeksonline/