Chris Rock refuzon arrestimin e Will Smith

Të gjithë e kujtojnë incidentin kur aktori Will Smith gjuajti me shuplakë Chris Rock, pasi ky i fundit nisi të bënte humor me bashkëshorten e tij.
Shakaja e flokëve të Jade shkaktoi dhe shuplakën e famshme. Mediat kanë zbuluar prapaskenat e kësaj ngjarje e cila u komentua jo pak në të gjitha mediat. Së fundmi zbulohet se policia amerikane ishte gati për të arrestuar Will, por Chris vendosi të mos ngrinte akuza duke e lejuar të vijojë qëndrimin në ceremoni, ku fitoi çmimin për “Aktorin më të mirë”.
Megjithatë, Smith të cilit iu dha çmimi i tij i parë Oscar pas sulmit në skenë do të përballet me masa ndëshkuese që mund të rezultojnë në pezullim dhe madje edhe përjashtim. Një burim i afërt me aktorin konfirmoi për gazetën britanike “The Sun” se Smith dhe avokatët e tij po i shkruajnë Akademisë për të mbrojtur çështjen e tij përpara seancës dëgjimore më 18 Prill.
Më herët u mësua se përveç ndjesës publike ndaj Chris, ai u ka kërkuar falje organizatorëve të ceremonisë për veprimet e tij duke u shprehur se ishte i vetëdijshëm se veprimi i tij i pahijshëm do të kishte pasoja.
Kujtojmë se fillimisht fansat besuan se ky veprim mund të ishte i inskenuar duke patur parasysh karrierën dhe talentin e dy aktorëve, por më vonë u kuptua se gjithçka ishte serioze jo vetëm nga shuplaka por edhe fjalët kërcënuese të aktorit drejtuar Chris.