75 Mall Live Search
23:22 / E Mërkurë, 03 Korrik 2019 / indeksADMonline

Christina Aguilera paraqitet me fustan të mahnitshëm në javën e modës

Christina Aguilera njihet si personalitet që asnjëherë ska qenë e turpshme dhe pasive kur është bërë fjalë për modën e fundit dhe kështu ka bërë edhe për javën e modës në Paris, përcjellë Indeksonline.

Ajo u duk mjaft bukur me fustanin e saj shumëngjyrësh të dizajnuar në çdo detaj, që bënte që biondja të dukej për mrekulli.

Javën e kaluar ajo festoi 20 vjet që kur ajo shpërtheu me këngën e saj të parë ‘Genie in a Bottle’ duke falënderuar fansat e saj për mbështetjen e tyre në këto dy dekada. /Indeksonline/