75 Mall Live Search
22:23 / E Mërkurë, 27 Gusht 2025 / Gj Sh

Christopher Nkunku objektivi i radhës i Milanit

Pas dështimit të marrëveshjes me Victor Boniface dhe bllokimit të negociatave me Conrad Harder, Milan ka zgjedhur objektivin e ri për sulmin.

Kuqezinjtë tashmë janë venë pas sulmuesit të Chelseas, Christopher Nkunku, shkruan IndeksOnline.

Nkunku është emri i ri që është diskutuar nga Igli Tare dhe Maximilliano Allegri.

Lojtari është i hapur për t’u larguar nga Chelsea në ditët e fundit të merkatos dhe dëshiron të bashkohet me Milanin.

Fabrizio Romano raporton se negociatat mes klubeve janë duke u zhvilluar për një marrëveshje të përhershme, jo huazim, po ashtu edhe shifra e transferimit./IndeksOnline/