15:26 / E Mërkurë, 28 Shtator 2022 / B O

CIA ka paralajmëruar prej kohësh Gjermaninë për planet për të sulmuar Nord Stream 1!

Sipas një raporti mediatik, shërbimi sekret amerikan CIA paralajmëroi qeverinë federale javë më parë për sulme të mundshme ndaj tubacioneve të gazit natyror në Detin Baltik.

Një informacion i tillë nga shërbimi i inteligjencës së jashtme amerikane u mor në Berlin gjatë verës, raporton “Spiegel”.

Autoritetet daneze dhe suedeze konfirmuan të martën se gazi po rrjedh nga gazsjellësi Nord Stream 1 në dy pika. Rrjedhjet ndodhën pranë ishullit danez të Bornholm në ujërat territoriale daneze dhe suedeze.

Një rënie e mprehtë e presionit në gazsjellësin Nord Stream 2 u raportua të hënën, e cila, sipas operatorit, është gjithashtu për shkak të një rrjedhjeje në afërsi të Bornholm.

“Një rastësi është e vështirë të imagjinohet,” tha kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen.

Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podoliak shkroi në Twitter se “rrjedhja e përhapur e gazit” në Nord Stream 1 nuk është asgjë më shumë se një sulm terrorist i planifikuar nga Rusia dhe një akt agresioni kundër BE-së./Indeksonline/