07:56 / E Premte, 20 Tetor 2017 / indeksADMonline

CIA paralajmëron se Koreja e Veriut është shumë afër për të goditur SHBA-në

Drejtori i CIA-së, Mike Pompeo ka paralajmëruar se Koreja e Veriut është në prag të arritjes bërthamore për të goditur SHBA –në me një raketë.

Ai theksoi se Uashingtoni ende preferon të zgjidhë situatën me anë të diplomacisë dhe sanksioneve, por gjithashtu edhe veprimi ushtarak mbetet një opsion.

“Koreja e Veriut është mjaft afër tani për të goditur tokën e SHBA-së. Ne tani duhet të sillemi sikur jemi në majën e tyre për arritur këtë objektiv”, tha Pompeo në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive.

” Tani është çështja për të menduar se si do ta ndalojmë hapin përfundimtar”, shtoi ai./AktivPress