“CIA planifikon të bëjë atentat ose kidnapojë Julian Assange”

Organizata “Wikileaks”, e cila publikoi mijëra dokumente konfidenciale të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) amerikane, ka thënë se CIA planifikon të bëjë atentat ndaj Julian Assange, themeluesit të organizatës.
Sipas një njoftimi të “Wikileaks” në Twitter, CIA planifikon “edhe kidnapimin e Assange”.
The CIA plan to assassinate or kidnap Julian Assange | CBS News #FreeAssangeNOW @CBSNews
— WikiLeaks (@wikileaks) November 6, 2021
Assange është duke u mbajtur në burg në Britani të Madhe. Autoritetet amerikane kanë kërkuar zyrtarisht ekstradimin e tij nga Britania e Madhe.
Në janar të këtij viti, një gjykatë pati vendosur se Assange nuk mund të ekstradohej në SHBA, për shkak të shqetësimeve rreth problemeve të tij psikike.
Assange është i kërkuar për publikimin e mijëra dokumenteve të klasifikuara, ndërmjet viteve 2010-2011.
SHBA-ja konsideron se qarkullimi i këtyre problemeve është bërë duke shkelur ligjin dhe se ka rrezikuar jetët e njerëzve, mirëpo Assange ka deklaruar se rasti ndaj tij është politikisht i motivuar.