75 Mall Live Search
22:52 / E Diele, 29 Dhjetor 2024 / G T

“Ciao” Fonseca, raportohet se Milan ka shkarkuar trajnerin

Skuadra e Milanit nuk arriti më shumë se një barazim ndaj Romës në javën e 18-të në Serie A.

Në mediat italiane raportohet se trajneri, Fonseca është shkarkuar nga pozita menjëherë pas kësaj ndeshje, shkruan Indeksonline

Fonseca madje u informua gjatë pjesës së parë, ku u ndëshkua me karton të kuq dhe u dashtë ta lironte stolin.

Trajneri i njohur erdhi te “Kuqezinjtë” nga Lille, ku pati sukses të jashtëzakonshëm me ekipin ku luan Edon Zhegrova.

Milan gjatë këtij sezoni ka grumbulluar vetëm 27 pikë dhe gjendet në pozitën e 8-të./Indeksonline/