75 Mall Live Search
19:52 / E Shtunë, 29 Qershor 2024 / G T

“Ciao” Italia, Zvicra kualifikohet në çerekfinale të Euro 2024

Kombëtarja e Zvicrës është kualifikuar në çerekfinale të Euro 2024, pasi mposhti 2:0 Italinë në Berlin.

“Helvetikët” u treguan më të rrezikshëm qysh nga fillimi i ndeshjes, ku në minutën e 37’të shënoi gol me anë të Remo Freuler, shkruan Indeksonline

Në pjesën e dytë, ekipi i Murat Yakin shënoi edhe një gol tjetër për t’i “fundosur” Luciano Spallettin dhe djelmoshat e tij.

Golin për 2:0 e shënoi sulmuesi anësor, Vargas në fillim të pjesës së parë.

Me këtë fitore, Zvicra kualifikohet në çerekfinalen e madhe, ku tani kundërshtarin e mëson në ndeshjen mes Anglisë dhe Sllovakisë./Indeksonline/