Ciara dhe Angela Bassett marrin pjesë në ”Black Girls Rock 2019”
Këngëtarja Ciara dhe aktorja Angela Bassett kanë gati 3 dekada në moshë mes tyre, shkruan Indeksonline.
Por 33- vjeçarja Ciara dhe 61- vjeçarja Bassett dukeshin një kombinim perfekt në paraqitjen në ”Black Girls Rock 2019′, në New Jersey të dielën.
Ngjarja u drejtua (moderua) nga Niecy Nash, kurse Ciara ka marrë çmimin “Rock Star” ‘ndësa Bassett mori çmimin ”Icon”.
Ciara emri i vërtetë i së cilës është Ciara Princess Harris u pa teksa shkëlqente e veshur me një fustan të argjendtë në ceremoninë e çmimeve, në New Jersey.
Kujtojmë se Ciara është krijuese e shumë hiteve si: “Like a Boy” , “I Bet” , “Dance Like We’re Making Love” e të tjera. /Indeksonline/

