18:13 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ciara ‘e dridh’ Youtuben me klipin e fundit (Video)

Këngëtarja, tekstshkruesja, modelja dhe aktorja, Ciara, së fundmi ka publikuar këngën e re ‘Freak me’, shkruan Indeksonline.

Në videoklipin e realizuar këngëtarja duket më në formë se kurrë, tërheqëse, teksa tregon talentin e saj edhe në vallëzim.

4 ditë pas publikimit të projektit, kënga shënon afër 700 mijë klikime në kanalin zyrtar në Youtube.

Këngëtarja vazhdon të jetë aktive në ‘Instagram’ me imazhe nga videoklipi i fundit, ku shfaqet sexy, atraktive dhe joshëse.

Ciara është nënë e dy fëmijëve./Indeksonline/.