Ciara e thotë troç: ASAP Rocky po mendon për fëmijën e katërt

Rihanna ka konfirmuar shtatzaninë e tretë dhe ASAP Rocky thuhet se nuk ka dëshirë të përfundojë me kaq.
Këngëtarja e “Lift Me Up” zbuloi shtatzëninë e saj të hënën, më 5 maj, vetëm disa orë para shfaqjes së “Met Gala 2025”, transmeton Indeksonline.
Brenda eventit, Rihanna, 37 vjeç, dhe ASAP, 36 vjeç, morën shumë urime, përfshirë një bashkëbisedim të ëmbël me yllin e muzikës pop, Ciara , 39 vjeç, dhe bashkëshortin e saj yll të NFL-së, Russell Wilson, 36 vjeç.
Sipas Ciarës, e cila u fotografua duke prekur barkun e Rihannës në këtë event, është folur tashmë për zgjerimin e mëtejshëm të familjes.
“O Zot, ishte shumë e ëmbël të takohesha me të. Duhet ta përshëndes me gjithë zemër sepse jam shumë krenare për të”, tha Ciara në episodin e së martës, më 6 maj, të serialit Sherri. “Ky është fëmija i saj i tretë që do të ketë tani”./Indeksonline/