Ciceroni i Kompleksit Memorial “Adem Jashari”: Bashkim Jashari është njeri i thjeshtë dhe modest

Ciceroni i Kompleksit Memorial “Adem Jashari”, Xhevat Imeri, ka thënë se për të është një ndjenjë e jashtëzakonshme pasi Bashkim Jashari është emëruar komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ai në Edicionin Speciale të Klan Kosovës ka theksuar se me këtë veprim i është bërë një nder familjes Jashari.
“Kam një kohë të gjatë që punojë në këtë vend, tani që Bashkim Jashari është bërë komandant i FSK-së është një ndjenjë e jashtëzakonshme, emocionuese dhe është një ndjenjë krenarie”.
“Nuk guxoj të them se kjo është e vonuar, ky është një nder që i është bërë Kosovës shqiptarisë, Prekazit, Drenicës dhe në veçanti familjes Jashari”.
Imeri ka theksuar se ka pasur fatin që është takuar me Bashkim Jasharin, sipas tij ai është një njeri i thjeshtë dhe modest.