10:58 / E Premte, 09 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Çifte, ndërroni çarçafët sa më shpesh sepse marrëdhëniet tuaja…

Higjiena si kur je beqar si kur je në lidhje, duhet të jetë gjithmonë në nivel, por janë disa gjëra që duhet bërë më shpesh kur ke një person afër vetes.

Derisa, beqarët duhet të ndërrojnë çarçafët e tyre pas 37 ditësh përdorimi, e njëjta nuk vlen edhe për çiftet.

Sipas një studimi, ata që janë në lidhje duhet të ndërrojnë çarçafët çdo 22 ditë, pasi që aty kryejnë marrëdhënie seksuale dhe bëhen më shpejt të ndotur, transmeton Indeksonline.

Tutje sipas studimit, meshkujt në shumë raste presin 18 ditë për të ndërruar çarçafët e tyre, ndërsa gratë vetëm dy ditë.

Megjithëse ekspertët i inkurajojnë njerëzit që të pastrojnë çarçafët e tyre të paktën një herë në javë, pasi që dihet se shumë burra e gra nuk e bëjnë këtë.

Njerëzit do të shpenzojnë pothuajse një të tretën e jetës së tyre në shtrat, deri në 56 orë në javë duke lëshuar djersë, yndyrë të trupit dhe qeliza të lëkurës së vdekur.

Pas një kohe, ata do të mbushen me kërpudha, baktere, pluhur, polen etj. /Indeksonline/