16:46 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Çiftet që dëshmojnë se dashuria nuk njeh moshë (Foto)

Sipas shkencëtarëve, të qenit i dashuruar ka një efekt të thellë në shëndetin fizik dhe psikologjik tek njeriu.

Dashuria mund t’i mbajë njerëzit të rinuar dhe nuk është befasuese që ata që kanë jetuar dhe dashur për një kohë të gjatë, thonë shpesh se dashuria vetëm se përmirësohet me moshën.

Ne rritemi, biem në dashuri dhe martohemi. A është kjo fundi i lumtur? Jo! Ka edhe shumë përpara! Mosha e vjetër mund të konsiderohet si koha më e rëndësishme, pasi që jeni vetëm ju të dy së bashku gjatë gjithë kohës.

Ne jemi prekur nga disa çifte që në moshën e tyre të shtyrë janë duke e jetuar secilin moment deri në maksimum dhe nuk mundëm t’i rezistonim ndarjes së këtyre imazheve edhe me ju.