09:49 / E Diele, 10 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Çiftet që flasin për shëndetin e tyre mental do të jenë më të lumtur

Çiftet që flasin hapur me njëri-tjetrin për shëndetin e tyre mental do të jenë më të lumtur thotë një sondazh i fundit.

Shëndeti mental është bërë temë globale, ku sipas statistikave dy në çdo tre persona mund të përjetojnë një problem të shëndetit mendor gjatë jetës së tyre, transmeton Indeksonline.

“Duke folur me një mik, një familjarë apo një koleg për çështjet e shëndetit mendor me të cilin po përballeni mund të jetë e dobishme” thotë Fondacioni i Shëndetit Mendor që ka bërë sondazhin.

Mbi 2000 amerikanë mbi moshën 21 vjeçare u intervistuan në sondazh, i cili gjeti që në më shumë se katër në 10 çifte janë të prekur nga shëndeti mendor.

Në sondazh ishin të përfshirë edhe çiftet LGBT+./Indeksonline/