75 Mall Live Search
16:41 / E Diele, 08 Korrik 2018 / indeksADMonline

Çiftet që shpenzojnë më shumë në dasma, divorcohen më shpejtë!

Studimet e fundit kanë zbuluar se shkuarja në muajin e mjalti ka një ndikim pozitiv në kohëzgjatjen e martesës.

Planifikimi  i një martese si në ëndrra mund të jetë një përpjekje e kushtueshme, por lajmi tjetër është se ata që shpenzojnë më shumë në dasmat e tyre kanë më shumë gjasa që martesa e tyre të mos zgjasë, transmeton Indeksonline.

Teksa revistat e martesave dhe kompanitë e diamanteve vazhdojnë të përkrahin idenë se dasma duhet të jetë përrallë, studiuesit kanë arritur në përfundimin se e kundërta se sa është e dobishme për qëndrueshmërinë e martesës.

Për  të arritur në përfundim, profesorët e ekonomisë Andrew Francis-Tan dhe Hugo M Mialon anketuan tre mijë njerëz të martuar dhe gjetën se ka disa karakteristika që rrisin gjasat e divorcit.

Sipas studimit, shuma që çiftet shpenzojnë për një unazë, angazhim dhe ceremoni është e lidhur anasjelltas me kohëzgjatjen e martesës.

Sipas të njëjtëve është thënë se sa më shumë para shpenzoheshin në unazë, aq më shumë gjasat ishin të shkurorëzoheshin-sidomos kur kostoja e unazës arrin në më shumë se 2 mijë dollarë./Indeksonline/