“Çiftet që ushtrojnë së bashku, qëndrojnë së bashku”, J.Lo dhe i dashuri në palestër!
Diva e muzikës, Jennifer Lopez dhe i dashuri i saj, Alex Rodriguez janë një nga çiftet më të përfolur të momentit.
Dyshja fantastike bëhen lajm në mediat botërore për çdo veprim që ata bëjnë ndërsa edhe daljet publike i kanë të shpeshta, shkruan Indeksonline.
Të njohur për fizikun e tyre të kompletuar, J.Lo dhe Alex prej kohësh kanë filluar një diet strikte së bashku dhe ushtrime intensive në palestër.

Së fundi çifti i famshëm kanë realizuar një video të cilën Alex e ka publikuar në Instagram, këngëtarja 49 vjeçare dhe i dashuri i saj, 43 vjeçare shihen së bashku teksa bëjnë ushtrime nën përkujdesjen e trajnerëve.
Jennifer dhe Alex kohë më parë u bën inspirim për të gjithë ata që përkujdesen për format përmes një diete 10 ditore që ata realizuan s bashku.
Ndryshe, dyshja e njohur janë në lidhje që nga vitin 2017, pak muaj më parë ata u fejuan./Indeksonline/