14:03 / E Mërkurë, 04 Prill 2018 / indeksADMonline

Çifti adopton kafshën e famshme “Puma”, e emërojnë sipas futbollistit të famshëm (Foto)

Një çift ra në dashuri me një puma, saqë vendosën ta adoptojnë dhe e morën për të jetuar së bashku në shtëpi.

Mariya dhe Alexander ranë në dashuri qysh në fillim me të aq shumë saqë e blenë në kopshtin zoologjik në Penza të Rusisë.

 Ata tashmë i blejnë atij rroba e gjithçka tjetër të nevojshme, që i preferuari i tyre të ndihet rehatshëm dhe komod.

28 vjeçarja Maria ka treguar se ata jetojnë me të dhe e kanë emëruar Messi, duke u bazuar në futbollistin e famshëm.

Ajo tregoi se menjëherë pasi e panë, patën filluar negociatat me kopshtin zoologjik, në mënyrë që ta blejnë Messin sa më parë.

Maria u shpreh shumë lumtur se kanë një pjesëtar të ri të familjes, i cili e gëzon pa masë çiftin./Indeksonline/