75 Mall Live Search
23:21 / E Hënë, 13 Prill 2020 / indeksADMonline

Çifti anglez kapet duke bërë seks në publik, policia: Kujdes distancën sociale

Çifti kapet duke kryer marrëdhënie disa metra larg Pallatit Mbretëror anglez dhe paralajmërohet vetëm për distancim social

Filmimet e shpërndara në internet tregojnë dy persona që kryejnë marrëdhënie seksuale në St. James’s Park disa metra larg pallatit Bakingam. Megjithatë, policia këmbëngul se ata nuk po kryenin seks dhe u mjaftua me një paralajmërim ndaj të dyve.

Çifti i kapur në flagrancë disa metra pranë pallatit Bakingam në Londër, mori thjesht një paralajmërim nga policia për faktin se nuk po ruanin distancën sociale.

Filmimet që u bënë nga një çiklist tregojnë femrën që qëndron sipër një burri para shumë personave që kishin dalë për vrap në parkun gjigant të Londrës.

Sipas britanikes Dailystar, dy personat as që nuk u shqetësuan fare për faktin që po e kryenin këtë akt në publik dhe pavarësisht faktit se vendi tashmë është nën masa shtrënguese për shkak të koronavirusit.

Në këtë pikë, policia njoftoi se e rëndësishme ishte të njoftoheshin se duhet të kujdeseshin për të ruajtur distancën sociale.