Çifti Barack dhe Michelle Obama, me pronë të re luksoze!
Ish- presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Baranc dhe gruaja e tij Michele Obama po festojnë për mbylljen e marrëveshjes për një pronë luksoze në “Martha’s Vineyard”.
Çifti Obama mori çelësat të mërkurën për rezidencën e mrekullueshme e cila ndodhet afër plazhit, transmeton Indeksonline.
Sipas TMZ-së çifti ka kohë që e kishte shënjestëruar këtë pronë luksoze e cila më parë ishte e pronarit të “Celtic Wyc Grousbeck”.

Siç raportohet, ajo është vlerësuar me vlerën e 14.850.000 dollarëve, por sipas TMZ-së thuhet se çifti Obama e ka marrë me një çmim më të lirë prej 11.75 milionë dollarësh.
Kjo pronë ka gjithsej 6.900 metra katrorë, me 7 dhoma gjumi. Ka pishinë si dhe hapësira atraktive.

Barack dhe Michele Obama u “dashuruan” në këtë pronë derisa ata kaluan çaste të mrekullueshme në të kur po kalonin kohë gjatë verës, kur po e merrnin atë me qira.
Kujtojmë se peizazhi dhe atmosfera e kësaj prone luksoze është vërtet e mrekullueshme. /Indeksonline/

