09:04 / E Shtunë, 15 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Çifti dënojnë vajzën nëntë vjeçare duke e vendosur në vaskë me ujë të nxehtë

Një baba, Joseph Maeser Mitchell dhe gruaja e tij Ilaria Catherina Mitchell, nga Utah po akuzohen nga autoritetet se bërë abuzim me vajzën nëntë vjeçare.

Sipas deklaratave të vajzës, babai dhe njerka e saj për ta ndëshkuar atë i kanë vendosur një peshqir mbi ftyrë dhe i kanë hedhur ujë duke ia ndalur frymën, transmeton Indeksonline.

Përveç kësaj, ata e kanë lidhur në një vaskë me ujë të nxehtë duke e lënë të qëndrojë aty si formë e ndëshkimit.

Pasi rastin e zbuloi policia, vajza nëntë vjeçare është dërguar në spital për të u mjekuar, ndërsa babai i saj dhe njerka janë burgosur./Indeksonline/