08:18 / E Shtunë, 10 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Çifti i famshëm fejohet pas 6 vitesh lidhje, këngëtarja i thotë “PO” futbollistit të njohur

Becky G dhe Sebastian Lletget janë fejuar. Ylli latin i popit, 25 vjeç, njoftoi se futbollisti i propozoi pas gjashtë vitesh lidhjeje. “Vendi ynë përgjithmonë”, ka shkruar këngëtarja krahas postimit. Një nga fotot tregonte momentin kur futbollisti amerikan shtroi pyetjen ndërsa shikonin perëndimin e diellit.

Edhe pse dyshja e kanë mbajtur romancën e tyre relativisht private, Becky së fundmi zbuloi se lidhja e tyre ishte më e fortë se kurrë. “Të biesh në dashuri është një gjë, dhe unë mendoj se të qëndrosh i dashuruar është një gjë tjetër. Jam shumë krenare për faktin se ai është shoku im më i mirë”, tha këngëtarja.