75 Mall Live Search
10:20 / E Martë, 04 Prill 2023 / AR

Çifti i famshëm i hipin kalit

Fundjava për Bad Bunny dhe Kendall Jenner ka qenë me ndryshe. Ata janë parë duke kalëruar.

Dyshja u shfaqen tejet të afërt me njëri-tjetrin ku TMZ ka siguruar disa foto të këtij momenti, transmeton Indeksonline.

Kendall Jenner dhe lepurushi i keq hipur në kalë së bashku

Kendall e kemi parë duke kalëruar disa herë ndërsa edhe Bad Bunny ka disa video duke hipur në kal, kështu që çifti kanë gjetur edhe një të përbashkët.

Njerëzit që ishin atje thonë se Bad Bunny dhe Kendall kaluan rreth 90 minuta duke hipur në kuaj … duke përfshirë një udhëtim shumë romantik ku ai është pas saj, duke u mbajtur fort.

Është e vështirë të thuash se kush është kalorësi më i mirë dhe më me përvojë… por vlen të theksohet se Kendall u shfaq me çizme dhe doreza, ndërsa Bad Bunny kishte veshur atlete Adidas./Indeksonline/