Çifti i famshëm kanë 8 fëmijë, planifikojnë edhe dy fëmijë të tjerë me “nëna zëvëndësuese”
Bushido (47) dhe Anna-Maria Ferchichi (44) kanë tashmë tetë fëmijë – dhe tani duan edhe dy të tjerë. Çifti, i cili kohët e fundit deklaroi se kriza e tyre martesore ka mbaruar, tashmë po planifikon të ketë një fëmijë tjetër.
Reperi dhe gruaja e tij kanë shtatë fëmijë së bashku: një palë binjakë dhe një palë trinjakë. Anna-Maria Ferchichi solli djalin e saj të madh në martesë, në të cilën çifti hyri 13 vjet më parë.
Anna-Maria Ferchichi nuk mund të mbetet më shtatzënë për arsye shëndetësore.
Tani çifti planifikon të ketë edhe më shumë – me ndihmën e dy nënave zëvendësuese në SHBA.
Dy nëna zëvendësuese do të mbajnë secila nga një fëmijë në të njëjtën kohë.
“Kemi diskutuar me klinikën në Los Angeles se do të donim të kishim dy nëna zëvendësuese, secila me nga një embrion.” Arsyeja: Në këtë mënyrë, dy të sapoardhurit do të kishin shoqërues të së njëjtës moshë brenda familjes së zgjeruar.
“Shohim sa mirë shkojnë bashkë trinjakët. Katër fëmijët më të mëdhenj janë gjithmonë bashkë. Do të kishte një hendek prej pesë vitesh midis trinjakëve dhe një fëmije tjetër. Në këtë mënyrë, ata do të kishin njëri-tjetrin” njofton çifti i njohur./Indeksonline/

