21:30 / E Diele, 03 Dhjetor 2023 / AR

Çifti i famshëm kapen ‘mat’ në Los Angeles

Jeremy Allen White dhe Rosalia janë parë më të afërt se kurrë në Los Angeles.  Ylli i ‘Bear’ dhe këngëtarja darkuan në restorantin japonez ‘Sushi Park’.

Ata u fotografuan të kapur për dore teksa kalonin në parkingun e restorantit dhe hipën në të njëjtën makinë. Aktori dhe ylli spanjoll ishin veshur me kostume sportive të zeza.

Këto foto të reja vijnë disa javë pasi dyshja ndezën për herë të parë spekulime për lidhje në fund të tetorit, kur ata shkuan në pazar dhe u kapën në një treg në Los Angeles.