17:45 / E Shtunë, 03 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Çifti i famshëm në pritje të fëmijës së tretë

Në fund të vitit 2016, këngëtari i famshëm kanadez Michael Buble dha lajmin e trishtë se djali i tij 4-vjeçar Noah ishte prekur nga kanceri dhe do i duhej t’i nënshtrohej trajtimeve me kemioterapi për t’u shëruar.

Por tashmë që vogëlushi është shëndoshë e mirë, familja e këngëtarit dhe aktores Luisana Lopilato duket se po e lë pas dramën e sëmundjes së djalit, pasi mësohet se janë në pritje të një fëmije të tretë.

Lajmi është përhapur me shpejtësi në media, ndëonëse familja Buble ende nuke ka konfirmuar një gjë të tillë.

Megjithatë, në një intervistë televizive, vëllai i aktores, i pyetur rreth kësaj çështjeje, filloi të qeshte i nervozuar dhe i sikletosur, duke thënë se nuk mund të thoshte dot asgjë në lidhje me këtë temë.