10:18 / E Mërkurë, 06 Tetor 2021 / B O

Çifti i famshëm nxjerr në shitje shtëpinë superluksoze, çmimi është marramendës

Justin Timberlake dhe Jessica Biel duan t’i thonë lamtumirë një pjesë të rëndësishme të jetës së tyre në Los Anxhelos.

Çifti ka nxjerrë në shitje shtëpinë e tyre superluksoze në LA, shkruan Indeksonline.

35 milionë dollarë është çmimi që Justin e Jessica i kanë vënë vilës së mahnitshme.

Këtë shtëpi Justin e kishte blerë në vitin 2002 për vetëm 8.3 milionë dollarë.

Prona është e vendosur në një sipërfaqe prej 10 hektarësh, me 7 dhoma gjumi dhe 13 banjo./Indeksonline/