Çifti i famshëm, që u fejua për Vitin e Ri

Wilmer Valderrama ka njoftuar se është fejuar me të dashurën e tij, me të cilën ishte në lidhje prej nëntë muajsh, Amanda Pacheco.

Wilmer i propozoi asaj në Ditën e Vitit të Ri, shkruan Indeksonline.

Aktori, 39 vjeç, e ndau lajmin përmes faqes së tij në Instagram të mërkurën në mbrëmje, duke postuar një fotografi mahnitëse të momentit kur u ul në një gju dhe ia shtroi pyetjen modeles, 28 vjeç, gjatë një shëtitjeje në plazhin në La Jolla, California. /Indeksonline
