Çifti i njohur bëhet me binjakë

Ylli i YOU, Penn Badgley, njoftoi në Instagram se ai dhe gruaja e tij, këngëtarja Domino Kirke, kanë mirëpritur binjakët.
Ai e kishte mbajtur sekret lindjen e fëmijëve nga publiku, por tani tha në një video në Instagram se iu desh të “ndërpriste lejen e atësisë për binjakët”, transmeton Indeksonline/
“Po e ndërpres lejen time të atësisë vetëm për të njoftuar një aktivitet të drejtpërdrejtë më 14 tetor në Nju Jork në mbështetje të publikimit të librit tonë Crushmore. Jam vërtet krenar për këtë. Ju lutem shikojeni”, shkroi ai në mbishkrimin e videos./Indeksonline/