75 Mall Live Search
12:33 / E Martë, 28 Korrik 2020 / indeksADMonline

Çifti i njohur bëhen prindër për herë të parë

Çifti i njohur, aktorja Sophie Turner dhe këngëtari Joe Jonas mirëpritën fëmijën e tyre të parë.

“Sophie Turner dhe Joe Jonas janë të lumtur të njoftojnë lindjen e foshnjës së tyre, Sophie dhe Joe kanë emëruar vajzën e tyre Willa”, tha një burim. 

Ndërkohë, burimi i afërt me çiftin tha se ata tashmë janë fiksuar dhe të lumtur që familja e tyre është shtuar.

Ata janë duke marrë kohë për të shijuar këtë moment të veçantë dhe kanë ndarë lajmin vetëm me familjen dhe miqtë.

Me pandeminë, Joe dhe Sophie kanë qenë shumë të kujdesshëm se kush është rreth tyre dhe vajza e tyre e vogël.

Sophie Turner dhe Joe Jonas u fejuan në tetor 2017 dhe ata patën një martesë në Las Vegas vitin e kaluar.. Dasma e tyre u bë menjëherë pasi vëllezërit Jonas morën pjesë në Billboard Aëards.

Çifti më vonë organizoi një ceremoni zyrtare martese në Francë, në të cilën morën pjesë miqtë e afërt të çiftit dhe familjarët. Pas dasmës së tyre, Sophie dhe Joe fluturuan për në Maldive për muajin e mjaltit./Indeksonline/