Çifti i njohur bëhen prindër për herë të parë

Një lajm emocionues për aktoren e Star Wars, Felicity Jones dhe Charles Guard, dyshja janë bërë prindër!
Aktorja 36-vjeçare e nominuar për Oskar ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, raporton People .

Shtatzënia e Felicity u konfirmua për herë të parë në dhjetor dhe që nga ajo kohë ajo ka qëndruar larg syrit të publikut. Nuk është e qartë kur ajo lindi, por Daily Mail publikoj fotografi teksa ajo shihet me një karrocë fëmijësh.

Felicity dhe Charles , 44 vjeç, janë në lidhje që nga viti 2015, por u martuan në korrik 2018.

Felicity pritet të kthehet në punë në fillim të vitit 2021 kur të fillojë filmimin e filmit të ardhshëm Borderland , i cili do të interpretojën gjithashtu John Boyega , Jodie Turner-Smith dhe Jack Reynor./Indeksonline/
