75 Mall Live Search
17:52 / E Martë, 25 Mars 2025 / Gj. Sh

Çifti i njohur bëhen prindër për herë të parë! Ndajnë foton e ëmbël me të voglin e tyre

Aktori i njohur Ed Westwick dhe bashkëshortja e tij, Amy Jackson, janë bërë prindër për herë të parë.

Çifti ndau lajmin e bukur në Instagram me një foto të tyre së bashku me vogëlushin. Në përshkrimin e postimit zbuluan edhe emrin dhe gjininë e foshnjës.  “Mirë se erdhe në botë, vogëlush. Oscar Alexander Westwick”, shkruhej krah fotografisë.

Kujtojmë se dyshja kurorëzoi dashurinë e tyre në gusht të vitit të kaluar në një ceremoni të mbajtur në Itali.